Maqedoni
Shkup, sanksionohen 161 qytetar, 30 për shpejtësi tej normave të lejuara
05.01.2022 09:17
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik....

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 sanksione, prej tw cilave tridhjet sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, gjashtë masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, peswmbwdhjet sanksione për drejtim automjeti pa patentë shofer.
Janë vendosur edhe tetë masa për përdorimin e celularit, gjashtë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, nëntë masa për mosrespektim të përparësisë së kalimit, pesë kundërvajtje të kryera nga këmbësorët dhe dyzet e tetw për parkim të paligjshëm.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
