Futboll

FIFA cakton terminet dhe datat per mundijalin Rusi 2018

22.12.2014 18:33

Federata e Futbollit Botërorë ”FIFA” ka bër me dije se ndeshja finale e Kampionatit botërorë I cili më vitin 2018-të do të mbahet në Rusi do të zhvillohet me 15 korrik ditë e Diel...

Me rastin e verifikimit të termineve për zhvillimin e takimeve Këshilli ekzekutiv I FIFA-s ka pranuar që ndeshja premierike në kuadër të Mundialit në fjalë të zhvillohet të Enjten, më 14 qershor të 2018-s. 
 
Kualifikimet për Kampionatin botërorë në Rusi zyrtarisht fillojnë në Mars të vitit 2016, kur do të zhvillohet ndeshja e parë nga gjithsejt 800 ndeshje në mbarë planetin Tokë.
 
Ndeshjet e para do të zhvillohen në suaza të KONKAF zonës dhe asaj Aziatike të cilat kanë karakter kualifikues.
 
Orari I ndeshjeve kryesore dhe përbërja e grupeve do të përcaktohen përmes shortit më 25 korrik të vitit 2015 në Sant Petersburg.
 
Shtëpia numër një e futbollit botërorë-FIFA njashtu ka bër me dije se turniri I vlefshëm për Kupën e Konfederatave do të mbahet prej datës 17 qershor deri më 2 korrik të vitit 2017-të.