Botë

Kovid-19, në Itali janë regjistruar 259 të vdekur

05.01.2022 11:32

Italia ka raportuar se të martën kanë humbur jetën 259 persona nga COVID-19...

Italia ka raportuar se të martën kanë humbur jetën 259 persona nga COVID-19, derisa një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë ishin raportuar 140 vdekje.

Po ashtu është regjistruar numër rekord prej 170,844 rasteve të reja me COVID-19. Vetëm një ditë më parë, u raportuan 68,052 raste të reja. Që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt të vitit 2020, Italia ka regjistruar 138,045 vdekje nga koronavisuri dhe deri më sot ka raportuar 6.57 milionë raste me COVID-19. Në spitalet italiane të martën ishin të shtrirë rreth 12,912 pacientë me COVID-19, pa përfshirë pacientët në kujdesin intensiv.

Në Itali, pothuajse 80 për qind e popullatës janë vaksinuar me dy doza të vaksinës dhe rreth 30 për qind kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit. Edhe shtetet tjera evropiane po përballen me shifra të larta infektimesh, ndërsa SHBA-të dje njoftuan për mbi një milion të infektuar brenda një dite. Ndërkohë nga OBSH theksojnë se vaksinat kundër COVID-19 të prodhuara nga kompanitë kineze Sinopharm dhe Sinovac mund të ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes që lidhen me variantin Omicron.