Borrell: Agresioni rus ndaj Urainës do të kishte pasoja
Çfarëdo provokimi apo agresioni ndaj Ukrainës do të kishte pasoja serioze, ka thënë shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell....

Çfarëdo provokimi apo agresioni ndaj Ukrainës do të kishte pasoja serioze, ka thënë shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Ai e ka bërë këtë mesazh për Moskën para se të zhvillojë takime me zyrtarë të Ukrainës.
“Bashkimi Evropian është partneri më i afërt i Ukrainës dhe ne e mbështesim plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, ka thënë diplomati i BE-së në një intervistë për agjencinë polake të lajmeve, PAP.
Gjatë vizitës së tij, Borrell do të takohet me zyrtarë të Ukrainës, përfshirë ministrin e Jashtëm, Dmyto Kuleba, në Kiev. Vizita e Borrellit është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të ulur tensionet në kufirin ukrainas.
