Botë
Të parealizuara premtimet për ndihmë për Gazën
22.12.2014 19:54
Donatorët ndërkombëtarë deri më tani nuk i kanë dërguar miliona dollarët e premtuara për ripërtërirje të Rripit të Gazës...

Donatorët ndërkombëtarë deri më tani nuk i kanë dërguar miliona dollarët e premtuara për ripërtërirje të Rripit të Gazës, i cili u godit nga lufta, deklaroi sot zëvendëskryeministri palestinez Muhamed Mustafa.
Ai theksoi se "asnjë cent" nuk ka mbërritur nga donatorët kryesor, siç janë Katari, Emiratet e Bahskuara Arabe dhe Turqia dhe se nyja midis Hamasit dhe Fatahut kontribuon që autoritetet e huaja të mos dërgojnë ndihmë.
Pas luftës shtatëjavore midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në korrik dhe gusht donatorët ndërkombëtarë vetëm për riprëtërirje të Gazës premtuan 2,7 miliardë dollarë në konferencën në kajro.
Duke përfshirë edhe lloje tjera të ndihmave janë premtuar gjithsej mbi pesë miliardë dollarë.
"inqerisht thënë ajo që po ndodh nuk është inkurajuese", theksoi Mustafa, duke shpjeguar se ka mbërritur vetëm një pjesë e vogël e të hollave./mia
