Maqedoni
Reklamimi i partive politike, Trajanov: Favorizohen 4 parti në kurriz të të voglave
05.01.2022 15:15
Kryetar i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një iniciativë me të cilën kërkohet shfuqizimi i dispozitave të Kodit Zgjedhor.....

Kryetar i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një iniciativë me të cilën kërkohet shfuqizimi i dispozitave të Kodit Zgjedhor me të cilat, siç tha ai, mundësohet monopol i katër partive - LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, dhe Aleanca për Shqiptarët, gjatë procesit zgjedhor. Sipas ligjit, 90 për qind e hapësirës mediatike për financim u takon këtyre partive, në kurriz të të partive më të vogla tha ai.
“Kam paraqitur një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të rishikuar disa dispozita ligjore në Kodin Zgjedhor. Dispozitat me të cilat katër parti politike, dy nga pozita dy nga opozita, kanë monopol të vërtetë në të gjithë procesin zgjedhor, veçanërisht në lidhje me prezantimin e programeve partiake dhe zgjedhore, kandidatët për këshilltarë, kryetarë komunash apo deputetë, duke përfshirë edhe kandidatët për president. Këto parti kanë pozitë të privilegjuar sepse në dispozitat ligjore, ndër të tjera, thuhet se 90% e kohës mediatike u ndahet vetëm katër partive politike, për të gjitha partitë e tjera vetëm 10% e kohës.”,- deklaroi kryetari i LDM-së, Pavle Trajanov.
Sipas tij, ky avantazh sistematik i pengon partitë e tjera që të prezantojnë programet e tyre para qytetarëve dhe ata që të mund të vendosin për kë të votojnë. Trajanov pret që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë dispozitat e diskutueshme, në mënyrë që të gjitha partitë dhe listat e pavarura dhe kandidatët të kenë shanse të barabarta për të fituar zgjedhjet.
NAIM RAMADANI
