Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: Evidentohet rasti i parë me variantin Fluron

05.01.2022 16:05

Identifikohet rasti i parë në vend me variantin Fluron të virusit Korona....

Identifikohet rasti i parë në vend me variantin Fluron të virusit Korona. Pacienti është i moshës 26 vjeçare nga komuna e Zajazit-Kërçovë, njoftojnë nga MSh. Pacienti është kthyer nga SHBA-ja në fund të dhjetorit dhe i njëjti është rivaksinuar me të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19, para se të kthehej në MV. Pacienti është lëshuar në trajtim shtëpiak, pasi ka pasqyrë të lehtë klinike. Infeksioni i kombinuar i gripit sezonal dhe virusit Korona shkaktojnë variantin Fluron.
 
IShP: Rritje drastike e rasteve të reja me Covid
 
Ndërkohë, po vërehet për të dytën ditë radhazi një rritje drastike e rasteve të reja me Covid-19. Nga 7 188 testimet e kryera me Covid-19 kanë rezultuar pozitivë 1 375, incidenca e rasteve pozitive është rreth 20% më e lartë se një ditë më parë. Po ashtu janë regjistruar edhe 4 viktima, njoftojnë nga ISHP. Ky ishte edhe paralajmërimi i mjekëve, të cilët njoftuan se pas festave të fundvitit do kemi rritje drastike. Numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 8 000. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon edhe 217 persona të shëruar, ndërsa rastet aktive janë rritur në 6 818.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU