Maqedoni

Covid-19, rritet interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar

05.01.2022 17:10

Paralajmërimet e shumta nga ana e mjekëve për më shumë kujdes dhe respektimin e masave anti-Kovid...

Paralajmërimet e shumta nga ana e mjekëve për më shumë kujdes dhe respektimin e masave anti-Kovid gjatë kësaj periudhe pasuar me festa të shumta, qytetarët kanë filluar t’u drejtohen punkteve të vaksinimit. Nga Poliklinika “Jane Sandanski” thonë se interesimi për vaksinim është rritur dukshëm këtyre ditëve edhe atë për dozën e tretë të vaksinës.
 
Disa qytetarë paralelisht kanë marrë vaksinat  kundër Covid-19 dhe  gripit sezonal. Ndërsa disa të tjerë në Poliklinikën “Jane Sandanski” vaksinohen me dozën e tretë Pfhizer.
 
“Kam marrë tri doza të vaksinës, por edhe vaksinë për gripin sezonal, dy doza ishin Sinovak, ndërsa doza e tretë e Phizerit.”,- tha një qytetar. 
 
“Nuk kam pritur shumë por vetëm pas vaksinimit prita 15 minuta.”,- theksoi një qytetar. 
 
“Po dy doza i kam marrë tash kam ardhur për dozën e tretë të vaksinës.”,- u shpreh një qytetar. 
 
Qytetarët ankohen për pritje gjatë kohës së imunizimit, por nga Poliklinika “Jane Sandanski” thonë se në prag të festave punojnë vetëm me një ndërrim e rrëmujat shkaktohen nga ata që vijnë pas këtij orari.
 
“Pas përfundimit të ndërrimit, mblidhen 6-7 persona dhe presin para dyerve të mbyllura, pastaj ne i hapim dyert dhe i vaksinojmë edhe pse orari i punës ka përfunduar për ne. Mund të ankohen ato që vijnë me vonesë, në orët e pasdites.”,- deklaroi Boro Radevski nga Klinika “Jane Sandanski”.
 
Nga poliklinika thonë se në qoftë se një pacient pret për t’u imunizuar, ndërsa paketimi përmban 6 vaksina me këtë rast 5 vaksina të tjera duhet të hidhen për atë vjen deri te ngecja e imunizimit.
 
Në orët e hershme të mëngjesit nuk ballafaqohen me këto probleme, por vaksinimi i paparalajmëruar ngarkon aplikimin dhe organizimin e imunizimit.
 
VLORA LATIF TOPOJANI