Botë
FT: Xhihadistë masivisht planifikojnë braktisje të SHI-së
22.12.2014 20:14
Pjesëtarë të Shtetit Islamik gjithnjë e më keq po qëndrojn nfronet në Irak, ndërsa kanë probleme të mëdha edhe në Siri...

Këto disfata kanë ndikuar në moralin midis xhihadistëve të cilët masivisht kanë filluar t'i braktisin radhët e këtij grupi, publikoi "Fajnenshëll Tajms".
Është konfirmuar se në Raka, qytet në Siri që konsiderohet si seli zyrtare e SHI-së, janë vrarë 100 persona. Edhe pse dukej se gjithçka është ideale derisa ismalistët ishin në fokus, tani kur gjendja në terren filloi të ndryshojë para së gjithash për shkak të formimit të koalicionit ndërkombëtar i cili filloi me sulme ajrore ndaj SHI-së, ashtu edhe interesi i të huajve për luftë filloi të zvogëlohet.
Shteti Islamik javën e kaluar përsoi disfatë të rëndë kur forcat kurde arritën ta tejkalojnë bllokadën e tyre në malin Sinxhar dhe ashtu arritën të vijnë deri në mijëra jazidë të cilët me muaj ishin të rrethuar.
Më vonë, kur forcat kurse morën ndihmën dhe pajisjen e nevojshme ushtarake, si dhe këshilltarë nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, pjesëmarrët e SHI-së janë dëbuar prej para qytetit Irbil, ndërsa pastaj e ndërmorrën edhe digën afër Mosulit.
Forcat irakiane më vonë arritën të ndihmuara nga forcat iraniane t'i transferojnë islamistët nga djetëra qytete dhe fshatra në afërsi të Bagdadit.
Momentalisht po zgjasin luftimet prë qytetin jazid Sinxhar, ndërsa sipas burimeve kurde, pritet që nga ai të dëbohen islamistët. Në Siri, SHI-ja assesi nuk arriti ta fitojë Kobanen, ndërsa nuk ka as sukses më të madh rreth qytetit Alepo./mia
