Krivollak, shtatë stërvitje ndërkombëtare në 2022
Poligoni për stërvitjet ushtarake Krivolak....

Poligoni për stërvitjet ushtarake Krivolak po shndërrohet në bazat më moderne për stërvitje dhe trajnime jo vetëm të forcave të armatës sonë por edhe të forcave të vendeve anëtare të NATO-s.
Vetëm në vitin 2022 janë paraparë të realizohen 7 stërvitje ndërkombëtare ushtarake ku do të marrinë pjesë mbi 5000 ushtarë.
“Për herë të parë do të ketë të përfshira edhe elemente serioze ajrore, në këtë stërvitje presim të marrin pjesë 3500 deri më 4000 ushtarë të armatës së vendit, pastaj nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Ndërsa diku rreth 1000 të tjerë do të jenë parashutistë, ku do të jenë të përfshirë helikopter ushtarak dhe avion ushtarak.”,- deklaroi ministrja e mbrojtje, Radmilla Shekerinska.
Rikonstruksioni i poligonit Krivolak ka nisur në vitin 2020 dhe aty është duke punuar intensivisht për ruajtjen e infrastrukturës ekzistuese dhe ngritjen e infrastrukturës së re rrugore, rikonstruim dhe riparim të ndërtesave, objekte sanitarike dhe impiante trajtimi.
Në periudhën në vijim është planifikuar prokurimi i 32 kontejnerëve të rinj për akomodim, të cilat do të rrisin kapacitetin akomodues të deponisë. Edhe pjesëtar të Armatës nga SHBA pohuan kushtet e mira të cilat i posedon ky poligon.
“Ky është një tregues i mirë për kapacitetet të cilat i posedon ky poligon i trajnimit për organizimin e trajnimeve reale dhe komplekse ushtarake. Kjo është edhe një tregues tjetër se RMV është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë si partnere e barabartë e NATO-s.”,- tha një pjesëtarë i Armatës së ShBA-së.
Sipas ministres së Mbrojtjes Shekerinska në investimet do të zgjasin edhe në vitin e ardhshëm, ku të njëjtat do të dedikohen në sferën e energjisë elektrike dhe prodhimin e së njëjtës përmes paneleve solare, por edhe të sferës së ekologjisë. (Fitim Kryeziu, TVM2)
