Pas vendimit të Apelit , Kamçev del nga Shutka
05.01.2022 18:56
Jordan Kamçev doli pasditen e sotme nga burgu i Shutkës....

Jordan Kamçev doli pasditen e sotme nga burgu i Shutkës ku mbahej në paraburgim për gati një vit si i dyshuar në rastin "Parcelat në Vodno"
Apeli i Shkupit të martën pranoi garancinë e ofruar prej gati 11 milionë eurosh, e cila i mundësoi Orce Kamçevit të mbrohet nga liria.
Pushimet e Vitit të Ri Kamçev i kaloi në Spitalin e tij “Sistina”, ku u shtrua me lejen e gjyqtarit që e trajtonte rastin , me arsyetimin se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Në rastin Parcelat në Vodno, i dyshuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkov, i cili po ashtu është liruar nga paraburgimi.
