Petkov me 18 janar për vizitë në Shkup

06.01.2022 09:44

Kryeministri i ri bullgar, Kiril Petkov...

Kryeministri i ri bullgar, Kiril Petkov me shumë gjasë do të vizitojë Maqedoninë e Veriut me 18 janar.

Këtë e deklaroi vet kreu i ekzekutivit bullgar në një intervistë për TV Blumberg.

Ai thotë se me mandatari për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Kovaçevski dëshiron të krijojë qasje të ndryshme në bisedimet për zgjidhjen e kontestit mes Sofjes dhe Shkupit.