Botë

Gjashtë persona humbën jetën në Glazgou, kur një kamion për mbeturina goditi këmbësorë në trotoar

22.12.2014 21:03

Gjashtë persona e kanë humbur jetën, ndërsa disa janë lënduar, kur sot në qendrën e Glazgout...

Gjashtë persona e kanë humbur jetën, ndërsa disa janë lënduar, kur sot në qendrën e Glazgout një kamion për mbledhjen e mbeturinave ka dalë nga rruga dhe ka goditur një grup këmbësorësh.
 
Policia njoftoi se në këtë aksident trafiku ka viktima dhe të lënduar, por nuk theksoi më shumë hollësi.
 
Sipas policisë, nuk ka indikacione se bëhet fjalë për sulm terrorist.
 
Dëshmitarë thonë se shoferi i kamionit dukej sikur nuk është mirë dhe se nuk ka pasur kontroll ndaj automjetit në momentin kur ka goditur këmbësorët./mia