Kazakistan, vriten dhjetëra protestues
“Dhjetëra” protestues u vranë nga policia mbrëmë...

“Dhjetëra” protestues u vranë nga policia mbrëmë derisa po përpiqeshin t’i pushtonin ndërtesat administrative në Kazakistan, deklaroi policia.
“Mbrëmë, forcat ekstremiste u përpoqën t’i sulmonin ndërtesat administrative, departamentin e policisë së qytetit Almaty, si dhe departamentet lokale dhe stacionet e policisë,” ka thënë zëdhënësi i policisë, Saltanat Azirbek.
“Dhjetëra sulmues janë eliminuar dhe identitetet e tyre janë duke u identifikuar”, shtoi ai.
Azirbek po ashtu shtoi se një operacion “anti-terrorist” ishte duke u zhvilluar në një nga rrethet e Almaty.
Njoftimi vjen pas mbërritjes në vend të trupave paqeruajtëse nga një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia pas një kërkese të presidentit të vendit teksa protestat antiqeveritare vazhdonin.
Demonstratat në të gjithë Kazakistanin filluan të dielën për gati dyfishimin e çmimeve të gazit, por që atëherë janë rritur duke përfshirë ankesa të tjera, përfshirë kushtet e këqija të jetesës në disa zona, si dhe 30 vjet nën sundimin e së njëjtës parti që nga pavarësia nga Bashkimi Sovjetik më 1991.
