Greqi, mbi 43 mijë raste pozitive me Covid 19 në 24 orë

06.01.2022 11:43

Greqia po shënon rekorde nga dita....

Greqia po shënon rekorde nga dita në ditë për rastet pozitive me virusin korona pas regjistrimit dy javë më parë të variantit “Omicron”.

Autoritetet lokale raportojnë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 43 mijë e 386 raste të reja me virusin korona, ku pjesa dërmuese e tyre janë në rajonin e Atikës.

Poashtu njoftohet se kanë ndërruar jetë 62 persona për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Në spitalet greke janë aktualisht më shumë se 680 persona të intubuar, që rrit shanset për më shumë viktima në ditët në vijim. Me shifra në rritje nga kovid 19 po përballen edhe vendet tjera të rajonit dhe BE-së.

Ndërsa në SHBA shifra e infektimeve arrinë në rreth një million brenda një dite.