Eskobar, SHBA sanksione politikanëve në Ballkan
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës....

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të përdorin sanksione, për t’u dërguar një mesazh të fortë të korruptuarve dhe aktorëve që destabilizojnë rajonin.
Në një intervistë për agjencinë MINA, Escobar tha se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në interes të qytetarëve, në vend që të punojnë për interesat e tyre personale dhe partiake.
Ai vlerësoi se politika identitare, e cila ndan dhe që ka penguar përparimin e rajonit në të kaluarën, nuk ka bërë asgjë për interesat e njerëzve nga Ballkani Perëndimor. “Shtetet e Bashkuara do të jenë një partner për ata që kanë një qasje konstruktive, jo shkatërruese ndaj të ardhmes së këtij rajoni, i cili karakterizohet nga anëtarësimi në BE dhe NATO, si dhe një ekonomi dinamike dhe transparente” - u shpreh Escobar.
Ai shtoi se kjo është një taktikë e zakonshme në Ballkanin Perëndimor, ku liderët politikë përdorin ndarjet historike për, siç tha ai, të mbjellin përçarje mes votuesve dhe të bllokojnë përparimin e shteteve.
Në një shoqëri të tillë, sipas tij, feja, kombësia dhe përkatësia etnike nuk do të përcaktojnë nëse dikush ndihet anëtar i sigurt dhe i barabartë i komunitetit.
