Kriza ekonomike, rriten çmimet edhe për shërbimet hotelierike

06.01.2022 13:27

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike....

Enti Shtetëror i Statistikave kumton se Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në dhjetor të vitit 2021, në krahasim me nëntorin e vitit 2021, është rritur për 0,5 për qind. Rritje është vërejtur në grupin Ushqim për 0,4 për qind, pije alkoolike për 0,6, pije joalkoolike për 0,6 dhe bujtje për 0,6 për qind.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në dhjetor 2021, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 1,7 për qind.

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar-dhjetor 2021, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 0,6 për qind, përderisa në raport me dhjetorin 2020 është rritur për 0,5 për qind, thuhet në kumtesën e entit Shtetëror të Statistikave.