Maqedoni
Ajri i ndotur, Shkupi e Tetova ndër qytetet më të ndotura në botë
06.01.2022 15:19
Kushtet e papërshtatshme klimatike, së bashku me ndotjen e ajrit, nga burimet e ndryshme e bënë të veten...

Kushtet e papërshtatshme klimatike, së bashku me ndotjen e ajrit, nga burimet e ndryshme e bënë të veten. Shkupjanët edhe më tej po thithin ajër të ndotur.
Qytetarët e Shkupit edhe mëngjesin e sotëm u zgjuan në ajër të ndotur. Kryeqyteti ynë edhe gjatë ditës së sotme gjendet në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë.
Sipas indeksit AQI, niveli i grimcave PM10 në ajrin e Shkupit është 194. Pas Shkupit në këtë listë pasojnë qytete kryesisht të kontinentit aziatik, si Daka, Delhi, Kalkuta dhe Lahore. Indeksi AQI i merr parasysh koncentrimet e grimcave P M2.5 dhe PM10, si dhe drejtimin dhe fuqinë e erës.
Koncentrimi maksimal i lejuar i grimcave PM10 në ajër është 50 mikrogramë në metër kub. Qyteti i Shkupit ka miratuar një sërë masash për përballje me ndotjen, por të cilat fatkeqsisht nuk sollën rezultatet e duhura. Veçmë disa ditë ciësia e ajrit në qytetin e Tetovës është shumë e keqe.
Sipas programit AirCare, niveli i grimcave të dëmshme PM10 dhe PM2.5 kanë qenë të larta, konkretisht 138 dhe 128 mikrogram për metër kub, që tejkalon sasitë e lejuara të ajrit.
Në qytetin e Tetovës ka mungesë edhe të stacioneve matëse të ajrit. Tetova ka vetëm një stacion matës që gjendet në afërsi të shkollës “Kirili dhe Metodi”, që është financuar nga Bashkimi Evropian, kurse e menaxhon Ministria për mjedisin jetësor.
ERSAN PAJAZITI
