Pendarovski: Festa, energji shtesë për t’u përballur me të gjitha vështirësitë

06.01.2022 15:33

Presidenti Stevo Pendarovski....

Presidenti Stevo Pendarovski ka uruar besimtarët ortodoksë në prag të krishtlindjes.

“Festa e lindjes së Krishtit, na përkujton se paqja dhe gëzimi, dashuria dhe bashkësia, mirëkuptimi dhe dhurimi janë vlerat tona më të mëdha. Të vazhdojmë të dhurojmë pa rezerva dashuri pa kushte dhe respekt ndaj familjarëve, duke ndërtuar harmoni në shtëpi, bashkësi dhe në tërë shoqërinë”, thotë presidenti Pendarovski në urimin e tij.