Maqedoni

Arsovski: Hapi i parë, testim për ministrat e rinj

06.01.2022 16:02

Anëtarët e rinj të kabinetit qeverisës duhet të kenë kredibilitet profesional dhe politik për të tejkaluar sfidat me të cilat...

Anëtarët e rinj të kabinetit qeverisës duhet të kenë kredibilitet profesional dhe politik për të tejkaluar sfidat me të cilat do të përballet vendi gjatë vitit, vlerëson analisti politik, Petar Arsovski.
 
Por, gjykimi për ta do të jetë i drejtë vetëm pasi të shohim hapat e tyre të parë në përballjen me sfidat që janë të shumta në periudhën që vjen, thotë Arsovski. 
  
“Ata duhet të kenë kredibilitet të lartë profesional dhe jo vetëm integritet profesional, por edhe politik. Duhet të presim përbërjen e qeverisë së re që të gjykojmë diçka, jo vetëm nga përzgjedhja e kuadrove por edhe nga hapat e parë që do të bëjnë. Viti do të jetë plot sfida dhe do t'i testojë ministrat e rinj si profesionalisht ashtu edhe në fushën politike dhe personale, përfshi integritetin.”,- deklaroi analisti politik, Petar Arsovski.
 
Sipas Arsovskit, integrimi euroatlantik është vetëm sfida jonë ndërsa i gjithë rajoni nuk do të ketë shpëtim nga kriza energjetike,  por kjo sipas tij do të varet shumë nga përballja me pandeminë. 
 
“Kriza ekonomike dhe energjetike do të trokasë në dyert e të gjithë rajonit, nuk ka shpëtim. Cili vend do të përballet me të më shpejt edhe do të përparojë. Përballja me krizën energjetike dhe ekonomike varet nga përballja me pandeminë, sa më shpejt të arrijmë numrat e duhur të vaksinimit aq më shpejt do të jemi në gjendje të rikuperohemi nga kriza. Ne jemi ende duke u rikuperuar nga pandemia, jemi ende të mbërthyer thellë në të.”,- u shpreh analisti politik, Petar Arsovski.
 
Sipas paralajmërimit të mandatarit, Dimitar Kovaçevski, kabineti i ri qeveritar do të duhet të votohet javën që vjen në Kuvend.
 
NAIM RAMADANI