Maqedoni

Besimtarët e krishterë festojnë Buzmin, urojnë për paqe, lumturi dhe prosperitet

06.01.2022 16:17

Të krishterët ortodoksë që udhëhiqen nga kalendari Julian, kremtojnë Buzmin...

Të krishterët ortodoksë që udhëhiqen nga kalendari Julian, kremtojnë Buzmin, ditën para festës së Krishtlindjes. Me tubile e lutje në të gjitha kishat ortodokse, kjo festë u shënua edhe në vendin tonë.
 
Në këtë festë, familjet përgatisin tryezë të pasur dhe gatuhet kulaç në të cilin futet monedhë. Besohet se te ai që do të bie monedha do ta ndjekë fati gjatë tërë vitit.
 
“Kemi shtruar tryezë me ushqime pa yndyrë, groshë, peshk, sarma dhe bukë në të cilën ka monedhë.”,- tha një qytetar.
 
“Kemi pasur fëmijë që vijnë tek dera dhe ne u japim gjëra ushqimore. Dua të gjithë të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur dhe çdo vit të vijnë sa më shumë fëmijë.”,- theksoi një qytetar.  
 
Kryepeshkopi z.z. Stefani uroi Buzmin, duke potencuar se duhet t’i përulemi Zotit dhe feja të përçohet në zemrat e të gjithë besimtarëve. 
 
“Vetëm nëse e duam Zotin dhe njerëzit dhe nëse jetojmë sipas parimeve evangjeliste, çdo ditë për ne do të jetë si Krishtlindja dhe vetëm kështu do të arrijmë paqe me veten dhe vullnet të mire për të gjithë njerëzit. Prandaj çdoherë duhet ta falënderojmë Zotin përmes fesë, dashurisë dhe shpresës, përmes lutjeve dhe veprave të mira duke e ditur se vetëm me ndihmën e Zotit mund t’i tejkalojmë të gjitha sprovat dhe vështirësitë.”,- deklaroi kryepeshkopi z.z.Stefani.
 
Nuk mungojnë në këto ditë feste urimet për paqe, lumturi, shëndet dhe prosperitet. 
 
FLUTURA LATIFI