Maqedoni
Radev për kontestin me Shkupin: Respektoni kriteret e BE-së dhe marrëveshjen me ne
06.01.2022 16:32
Maqedonia e Veriut duhet t’i plotësojë kushtet e Kopenhagës dhe njëherit të respektojë edhe Marrëveshjen për Fqinjësi me Sofjen...

Maqedonia e Veriut duhet t’i plotësojë kushtet e Kopenhagës dhe njëherit të respektojë edhe Marrëveshjen për Fqinjësi me Sofjen, poqëse dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, ka deklaruar presidenti bullgar, Rumen Radev.
Sipas tij, Sofja është e hapur për dialog konstruktiv me Shkupin nëse ky i fundit plotëson kriteret e nevojshme.
“Unë besoj të nxiten bisedimet nga qeveria bullgare për të gjitha temat e rëndësishme me interes të përbashkët. Paralel me këtë dua që të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura, garanci për të drejtat kushtetuese të maqedonasve bullgar, tërheqja nga gjuha e urrejtjes, ndërprerja e procesit të debullgarizimit, zhdukjen dhe falsifikimin e trashëgimisë sonë kulturore dhe historike. Me këtë do të ndihmohen vetë dhe do ti përshpejtojnë proceset integruese dhe të mundemi edhe ne ti hapim dyert për bisedime.”,- tha kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev.
Ish-diplomati Edvard Xhozef: BE e lejon Bullgarinë të sillet si të dojë
Ndërkohë reagojnë ish diplomatët e Shtëpisë së Bardhë për pengesën bullgare ndaj RMV-së për integrim. Edvard thotë se BE nuk ndërmerret asnjë masë për të ndaluar ofensivën bullgare drejt stagnimit të politikës së zgjerimit.
“Unioni nuk bën asgjë. Po ashtu edhe Gjermania gjatë presidencës së saj i lejoi Bullgarisë të pengojë Shkupin të fillojë bisedimet zyrtare me BE-në, edhe pse Bullgaria nuk është ndër shtetet e fuqishme të unionit.”,- tha Xhozef.
Bisedimet mes Shkupit dhe Sofjes pritet të vazhdojnë pas zgjedhjes së qeverisë së re në vendin tonë, të cilave do t’ju paraprijë vizita e parë e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
