Kriza energjetike, shtrenjtimi i rrymës përplas partitë politike
Rritja e çmimeve të energjisë elektrike....

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike vazhdon të përplasë partitë politike. LSDM konsideron se ka menaxhuar mirë krizën me rrymën, duke ndërmarrë masa mbrojtëse për të ruajtur standardin e qytetarëve.
Socialdemokratët paralajmërojnë ndihmesë për familjet me të ardhura të ulëta.
Nga LSDM thonë se me 60 milion denarë ndihmë financiare, do të ndihmohen 7 500 familje. Ato do të marrin nga 600 deri në 800 denarë subvencione të faturave të energjisë elektrike.
Nga LSDM thonë se ekonomia e vendit është stabile dhe likuide dhe ka kapacitet që të përballet me të gjitha sfidat që sjell kriza energjetike dhe shëndetësore.
I menjëhershëm ishte reagimi i VMRO-DPMNE-së. Nga atje thonë se nëse ELEM-i do të ishte në këmbë të shëndosha dhe do të kishim mjaftueshëm prodhim vendor, nuk do ta blinim energjinë për 17 denarë, për ta shitur për 3,5 denarë, por do të kishim 5-6 herë më të ulët çmimin e prodhimit.
Dështimi i LSDM-së në menaxhimin e kompanive energjetike është reduktuar në kurrizin e popullit. Rritja prej 9,84%, së bashku me heqjen e tarifës së lirë ditore janë vetëm një pjesë e kolapsit të shkaktuar nga stafi jokompetent i LSDM-së, thuhet në reagimin e partisë, opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.
