Botë
Rekord i ri i protestave antislamike në Drezden
23.12.2014 09:19
Politikanët gjermanë dje përjetuan edhe një humbje të madhe pasi në protestat në Drezdern u paraqitën 17.500 protestues...

Siç konfirmohet në vlerësimet policore për masivitetin në protestës, bëhet fjalë për tubimin më të madh nga fillimi i aktiviteteve antislamike nga lëvizja Pegida.
Para tetë javëve kur filluan tubimet e "Evropianëve patriotë kundër islamizimit të perëndimit", protestuesit, siç publikuan në facebook, pohojnë se ata nuk duan dhunë dhe se janë kundër përleshjeve në bazë fetare të territorit gjerman.
Megjithatë konfirmimet e tyre jo gjithmonë respektohen nga ana e grupeve të ndryshme të cilat i mbështesin protestat. Në tubimet që mbahen në Drezden, Kesel, Bon. Munih dhe qytet të tjera paraqiten edhe organizata të matura por edhe radikale neonaziste.
Në rrjetin social Tuiter një pjesë e shfrytëzuese pohojnë se në protesta kanë dëgjuar slogane antihebraike me çka u rrëzuan pohimet e organizatorëve se proteste nuk ishin të orinetuar kundër qytetarëve të qetë të Gjermanisë por vetëm kundër grupeve radikale islame si Shteti Islam dhe Al Kaeda. Borhoritja e meazheve antihebraike në Gjermani janë vepër penale./mia
