Maqedoni
Sindikata e Pavarur e Policisë: Mandatari i ri t’i trajtojë kërkesat e SPP-së. MPB na anashkaloi nga marrëveshja kolektive
06.01.2022 17:17
Me rastin e dorëzimit të mandatit për formimin e Qeverisë së re, Sindikata e Pavarur e Policisë...

Me rastin e dorëzimit të mandatit për formimin e Qeverisë së re, Sindikata e Pavarur e Policisë i bën thirrje mandatarit të ri që me kujdes t’i trajtojë të gjitha kërkesat nga Sindikata e Pavarur e Policisë dhe të njëjtat t’i realizojë në praktikë.
Ata ankohen për anashkalim të vazhdueshëm nga Ministria e Punëve të Brendshme e cila ndryshon marrëveshjet kolektive pa i konsultuar fare.
“Nuk mund të ndodhë si në periudhën e kaluar që Marrëveshja kolektive që është një nga aktet më të rëndësishme nënligjore në suaza të MPB-së të ndryshohet, siç e bënë ata në dhjetor të vitit 2021, ministri dhe sindikata, pa asnjë lloj konsultimi apo marrëveshje paraprake. Unë zgjohem në 2022 dhe kuptoj për marrëveshje të re kolektive. Nuk mundet që në Marrëveshje të qëndrojë vetëm Sindikatë, me të cilën më tej nënkuptojnë vetëm Sindikatën e policisë së Maqedonisë. Kjo nuk mundet pasi që në Regjistrin Qendror dhe në Ministrinë e punës dhe politikës sociale nuk është regjistruar vetëm Sindikata e policisë së Maqedonisë dhe nuk është vetëm ajo sindikatë reprezentative.”,- tha Goce Dellçev Todev nga Sindikata e Pavarur e Policisë.
Një gjë e tillë sipas Sindikatës së pavarur të policisë është e palejueshme dhe në Kundërshtim me Kushtetutën. Thanë se po përgatisin iniciativë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së Marrëveshjes kolektive.
FLORIJE BELULI KAMBERI
