Maqedoni
MSh: Covid-19, 33 raste të reja me Omicron, 3 me Fluron
06.01.2022 17:31
Tri raste të reja me “Flurona” janë identifikuar në Maqedoninë e Veriut...

Tri raste të reja me “Flurona” janë identifikuar në Maqedoninë e Veriut, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Të gjithë pacientët janë nga Shkupi.
Rritje të ndjeshme të rasteve ka shënuar edhe varianti “Omicron”. Nga 56 mostrat pozitive me COVID, 33 ishin pozitive për variantin “Omicron”, që përfaqëson 59 për qind të mostrave pozitive. Ky variant është zbuluar te 16 pacientë nga Shkupi, 10 nga Ohri, katër nga Tetova, dy nga Kavadari dhe një nga Koçani.
Pas “Omicron”, doli në qarkullim edhe “Flurona” e cila është bashkimi i gripit me COVID. Si duket edhe ky variant po shkon në gjurmët e Omicron i cili është përhapur me shpejtësi duke detyruar disa vende që të marrin masa kufizuese.
Rikujtojmë se rasti i parë me “Fluron” u identifikua një ditë më parë te një pacient i moshës 26 vjeçare nga Komuna e Zajazit, i cili kishte ardhur për pushime nga Amerika.
FARIJE DAUTI BAKIJU
