Maqedoni

Falsifikuan certifikatat Covid, bastisje në Dojran

06.01.2022 17:45

Punonjësit policorë të Departamentit të kriminalistikës dhe Policia e Strumicës dhe Gjevgjelisë...

Punonjësit  policorë të  Departamentit të kriminalistikës dhe Policia e Strumicës dhe Gjevgjelisë, dje me urdhër të gjykatës kompetente, kanë bastisur  tri lokacione për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale, lidhur me pohimet për falsifikimin e certifikatave covid në Dojran.
 
Sipas njoftimit, janë kryer bastisje tek tre persona juridik, ku është marrë dokumentacioni zyrtar mjekësor që ka të bëjë me testimin për COVID-19, kryesisht për persona të huaj, libri ditor elektronik për certifikatat e dhëna për periudhën nga 19 Dhjetori deri në ditën e bastisjes si dhe biseda zyrtare me dy persona. Janë kontrolluar dhe ëhtsë bërë ekspertiza e evidentimit kompjuetrik të listave të shtetasve grek që janë paraqitur për testim, si dhe hapësirat e punktit të “improvizuar” në një kazino në Dojranin e Vjetër.
 
Dokumentacioni I konfiskuar do t`i dorëzohet Prokurorisë së Gjevgjelisë, kurse MPB-ja, do t`i ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit, thuhet në komunikatën për media.
 
Hetimet nisën pas publikimit të ngjarjes në media greke ku tregohet se si një kazino në afërsi të vendkalimit kufitar me Greqinë, vizitorëve u siguron certifikata negative Covid,  të fallcifikuara, për t’ju mundësuar të njejtëve krhimim pa probleme  në Greqi pas vizitës në këtë kazino.