Botë
Në Greqi mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale
23.12.2014 09:12
Në Greqi sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, pasi që në rrethin e parë që u mbajt më 17 dhjetor...

Në Greqi sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, pasi që në rrethin e parë që u mbajt më 17 dhjetor, deputetët e koalicionit qeverisës nuk arritën t'i grumbullojnë 200 votat e nevojshme në Parlamentin 300-anëtarësh për zgjedhje të kandidatit të tyre Stavros Dimas.
Nëse edhe rrethi i dytë i sotëm nuk është i suksesshëm, më 29 dhjetor do të mbahet rrethi i tretë, për të cilin është e domosdoshme mbështetja nga 180 vota.
Sipas vlerësimeve të analistëve Dimas nuk do të zgjidhet as në rrethin e dytë. Mediat greke njoftuan dje se Dimas mund të fitojë 169 vota në votimin e sotëm në Parlament, me ç'rast ende i mungojnë 11 vota nga 180 të nevojshmet, të nevojshme për rrethin e tretë./mia
