Botë

Kosovë, ministri i shëndetësisë paralajmëron shtrëngim të masave

06.01.2022 19:25

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi, ka thënë se ndonëse situata me pandeminë është stabile dhe Kosova...

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi, ka thënë se ndonëse situata me pandeminë është stabile dhe Kosova qëndron në këtë aspekt më së miri në Evropë, në ditët në vazhdim do të shtrëngohen më tepër disa masa, për të parandaluar rritjen e mëtejme të rasteve.
 
Ministri i Shëndetësisë nuk e ka përjashtuar mundësinë e një vale të re të COVID-it, sikurse është duke ndodhur në shumë vende të botës.
 
“Është shumë e mundshme se do të përballemi me një valë tjetër si gjitha vendet tjera. Një element inkurajues është se Omicroni nuk është aq i rrezikshëm i formë, krahasuar me format tjera të mëparshme. Pavarësisht kësaj, ne duhet të marrim gjitha masat që të kemi kujdes”, ka thënë Latifi.
 
Ai ka bërë apel që të mbahet maska e po ashtu të vaksinohen të gjithë ata që nuk janë vaksinuar.