Botë
Australia izolon tenistin nr. 1 në botë në hotelin e rrënuar të refugjatëve
06.01.2022 20:02
Novak Djokovic është urdhëruar të izolohet në një qendër refugjatësh nga autoritetet australiane deri në vendimin e deportimit...

Novak Djokovic është urdhëruar të izolohet në një qendër refugjatësh nga autoritetet australiane deri në vendimin e deportimit, pas konfliktit për refuzimin e vaksinës para kampionatit Australia Open, pasi zyrtarët refuzuan dokumentacionin e përjashtimit nga vaksina për të marrë pjesë në turneun e tenisit që nis këtë muaj, shkruan britanikja Daily Mail.
Hoteli në fjalë ka qenë fokusi i disa protestave për trajtimin e refugjatëve dhe masave të rënda të izolimit të virusit, ku janë raportuar raste të ushqimit të mbushur me krimba apo disa zjarre në impjantin e pamirëmbajtur.
Djokovic kishte kërkuar të vendosej në një apartament me qera pasi kishte gjetur parazitë në dhomën e tij, ndërsa disa nga sendet e tij personale janë ende në aeroport ku u ndalua fillimisht, raporton rrjeti vendas SportKlub .
Hoteli përdoret si një pikë qeveritare izolimi që prej dhjetorit 2020, të cilin stafi dhe të ftuarit e kanë përshkruar si një ‘inkubator’ të Covid.
Djokovic ka shprehur pikëpamjet e tij anti-vaksina por kishte arritur të merrte një përjashtim disa kohë më parë, i cili rrjedhimisht u refuzua nga autoritetet australiane pas zhurmës që lajmi bëri në media.
