Botë

Kuba është e hapur për të gjitha inkuadrimet e Obamës për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale

23.12.2014 09:33

Kuba është e hapur për të gjitha inkuadrimet e presidentit amerikan Barak Obama për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale...

Kuba është e hapur për të gjitha inkuadrimet e presidentit amerikan Barak Obama për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për dhënien e mbështetjes së iniciativës private dhe shoqërisë civile në vendin komunist, deklaroi Xhozefina Vidal, përfaqësuese e lartë e Ministrisë kubaneze të Punëve të Jashtme.
 
Vidal, si drejtoreshë e sektorit verior amerikan të Ministrisë kubaneze të Punëve të Jashtme, e dha përgjigjen e parë publike kubaneze të propozimeve që javën e kaluar i nxori personalisht presidenti amerikan.
 
"Ne e përshëndesim tërë pakon", sqaroi Vidal në një intervistë për AP dhe në të njëjtën kohë, nënvizoi se Kuba  pret të shikojë se si Qeveria amerikane do t'i zbatojë ndryshimet më të rëndësishme në politikën e saj ndaj vendit ishull në 54 vitet e fundit, transmeton BTA.
 
Lideri i shumicës së re republikane në Kongresin amerikan, Miç Mekkonol, u deklarua kundër planit të Obamës për normalizimin e marrëdhënieve me shtetin komunist, transmetuan mediat britanike.
 
"Ka mënyra të përkryera që të pengohet realizimi i plotë i kësaj politike", paralajmëroi Mekkonol.
 
Ai përkujtoi se vetëm Kongresi ka të drejtë t'i heqë sanksionet ndaj Kubës, që përfshihen në aktet ligjdhënëse dhe se miratimi i Senatit është kusht i obligueshëm për dërgimin e ambasadorit amerikan në havanë.
 
Si duket rritet mbështetja midis qytetarëve të SHBA-së për ngritjen e embargos tregtare ndaj vendit komunist, tregoi hulumtimi i ri i institutit "Ipsos".
 
Në sondazhin, i zbatuar midis 18 dhe 22 dhjetorit, 41 për qind e pjesëmarrësve u deklaruan për heqjen e bllokadës, të imponuar para më shumë se gjysmë shekulli. Për dallim, 37 për qind e të anketuarve në periudhën korrik-tetor ka përgjigje pozitive për këtë çështje.
 
Me këtë rast, 25 për qind e amerikanëve janë kundër krijimit të embargos, që është rezultat pa ndryshim të dukshëm nga sondazhi i fundit. Pjesa e atyre të cilët nuk janë të sigurt në përgjigjen është zvogëluar nga 38 në 34 për qind./mia