Maqedoni
Besimtarët ortodoksë festojnë krishtlindjet
07.01.2022 12:45
Besimtaret ortodoksë në vend sot festojnë Lindjen e Krishtit-Krishtlindjet...

Liturgjitë e Krishtlindjeve u mbajtën në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut.
Festimi qendror u mbajt në Katedralen "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup, ku kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan kreu liturgjinë e Shën Vasilit të Madh.
Me rastin e Krishtlindjes, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z Stefani së bashku me Sinodin e Shenjtë të Ipeshkvisë të Kishës Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkvia e Ohrit, meshtarët, murgjit dhe të gjithë besimtarët u dërguan një mesazh për Krishtlindje, duke i uruar paqe dhe bekim nga Zoti, duke i përshëndetur me ceremoninë solemne madhështore!Krishti u lind!
