Maqedoni

Kabineti i ri i ministrave, përbërja e qeverisë së re, publikohet të hënën

07.01.2022 13:08

Mandatari për kryeministër Dimitar Kovaçevski pritet të shpalosë përbërjen e Qeverisë së re në fillim të javës së ardhshme...

Sipas paralajmërimeve nga LSDM, Kovaçevski do të tregojë emrat e ministrave në Qeverinë e tij në mbledhjen e Komitetit Qendror të LSDM-së që është caktuar për të hënën, më 10 janar.
 
Pasi ta marrë pëlqimin nga partia e tij, Kovaçevski do të propozojë edhe zyrtarisht në Kuvend Qeverinë e re dhe programin e ri qeveritar.
 
Qeveria e re ka mbështetjen e 64 deputetëve pas marrëveshjes mes kryeministrit në dorëheqje Zoran Zaev me kryetarin e Alternativës.
 
Alternativa do të përfaqësohet me 3 ministra, edhe atë Bekim Sali në cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë, Admirim Haliti në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Xhemail Çupi si ministër pa resor për çështjen e diasporës.
 
BDI do të mbajë ministrat e njëjtë, ndërsa Jeton Shaqiri transferohet nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Ministrinë e Bujqësisë ose Arsimit.