Maqedoni

Vazhdojnë trazirat në Kazakistan, MPJ qytetarët e RMV-së janë të sigurt

07.01.2022 13:31

Presidenti i Kazakistanit u ka dhënë urdhër forcave të armatosura....

Presidenti i Kazakistanit u ka dhënë urdhër forcave të armatosura për të shtënë me armë pa parlajmërim, me qëllim të parandalohen trazirat. Ai thotë se rendi kushtetues është vënë në funksion pas protestave disa ditore të shkaktuara nga rritja e çmimit të derivative të naftës.

Tokaev tha se fajtor për trazirat janë bandat terroriste të trajnuara jashtë vendit. Ai u shpreh se institucionet e Kazakistanit nuk kanë ndërmend të negocionojnë me terroristët. 

“Nga faktori ndërkombëtar po thirren palët që të negociojnë për zgjidhje të qetë të problemeve. Absurditet i plotë. Çfarë negociata mund të bëhen me kriminel, me vrasës. Kemi punë me banditë të armatosur dhe të trajnuar” – tha Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokajev.

Kazakistani është tronditur prej disa ditësh nga përplasje të paprecedenta mes demonstruesve dhe policisë. Protestat, të drejtuara fillimisht kundër rritjes së çmimit të gazit, janë kthyer në protesta masive antiqeveritare në të gjithë vendin. Në mëngjes, televizioni kombëtar raportoi se tashmë janë vrarë 26 demonstrues.

Përveç kësaj, më shumë se 3000 njerëz janë arrestuar, gjithashtu janë vrarë të paktën 18 anëtarë të forcave të sigurisë.

Ndërkohë MPJ informon se shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në Kazakistan janë të sigurtë. Ministria e Punëve të Jashtme vazhdon të monitorojë në vazhdimësi situatën në Kazakistan dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë Veriore në Nur Sultan.

Apelojmë te të gjithë qytetarët tanë që aktualisht ndodhen në Kazakistan që të qëndrojnë në vende të sigurta, të mos dalin nga hotelet dhe objektet ku janë akomoduar dhe të shmangin grumbullimet në vende publike, thuhet në njoftimin e MPJ.

Më tej nga kjo ministri thonë se për të gjitha pyetjet qytetarët të kontakojnë linjat telefonike në përfaqësitë tona diplomatike në Nur Sultan ose në Ministrinë e Punëve të Jashtme. (Ersan Pajaziti, TVM2)