Maqedoni
Besimtarët ortodoks, sot festojnë lindjen e krishtit
07.01.2022 14:20
Besimtaret ortodoksë në vend sot festojnë Lindjen e Krishtit-Krishtlindjet...

Liturgjitë e Krishtlindjeve u mbajtën në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut. Festimi qendror u mbajt në Katedralen "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup, ku kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan kreu liturgjinë e Shën Vasilit të Madh.
Me ktëtë rast u urua për paqe dhe bekim nga Zoti, duke i përshëndetur me ceremoninë solemne madhështore. Qytetarët sikurse edhe çdo vit luten për shëndet, lumturi dhe paqe.
“Para se gjithash,paqe,shëndet,dashuri dhe mirkuptim.Kjo është e mjaftueshme”, u shpreh qytetari.
“Nga gjithë zemra të gjithëve ju dëshiroj shumë shëndet”, theksoi qytetari.
“Shëdet dhe paqe le të ketë.Të tjerat vinë më pas”, u shpreh qytetari.
“Festën e kaloj me familje.Urime për shum vjet me shëndet e lumturi”, theksoi qytetari.
Edhe krerët shtetëror dhe politik urojnë për shëndet publik, mirëqenie dhe unitet me rastin e festës së madhe të krishterë Krishtlindjet. Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski ka uruar të gjithë qytetarët të cilët festojnë Krishtlindjet.
Në këtë kohë të vështira të sfidave dhe pandemisë, është mirë të rikujtojmë se drita e lindjes së Krishtit na bashkon në fe, fqinjësi të mirë sepse me shpresë dhe dashuri fitohen edhe sfidat më të rënda ka shkruar Pendarovski. Ai u bëri thirje qytetarëve të vazhdojnë edhe më tutje të jenë të përgjegjshëm duke e ruajtur shëndetin e tyre dhe të më të afërmve të tyre.
Kryeministri Zaev ka uruar që këto ditë të festave të jenë të mbushura me shëndet dhe paqe, të shoqëruara me shpresën se Zoti është me ne. Bashkimi dhe dhënia e dashurisë së pakusht është forca jonë e përbashkët dhe shpresa jonë që ne krijojmë prosperitet, siguri dhe unitet për të gjithë në mënyrë të barabartë ka shkruar Zaev.
Urime ka përcjellur edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi duke ju uruar besimtarëve ortodoks solidarizim dhe shëndet. Kanë urar edhe liderët politik përfshi kreun e LSDM-së Dimitar Kovaçevski, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrisijan Mickovski.
FLORIJE BELULI KAMBERI
