Maqedoni
Mickovski, Kovaçevski s’ka legjitimitet të bisedojë me Sofjen
07.01.2022 15:00
Qeveria e re e cila do të udhëhiqet nga Kovaçevski nuk ka legjitimitetin për të biseduar me Bullgarinë lidhur me zgjidhjen e kontestit me Sofjen zyrtare...

Qeveria e re e cila do të udhëhiqet nga Kovaçevski nuk ka legjitimitetin për të biseduar me Bullgarinë lidhur me zgjidhjen e kontestit me Sofjen zyrtare, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski. Sipas tij, në bisedimet me Bullgarinë duhet të dëgjohet zëri i popullit dhe i partisë më të madhe në vend, që sipas tij është VMRO-DPMNE.
“Pres që çfarëdo vendimi për të cilin do të vendoset për identitetin e popullit maqedonas nuk do të jetë në pamëshirën e kryeministrit jolegjitim dhe të negociuesit avanturier siç është Buçkovski. Pres që të dëgjohet zëri I popullit maqedonas, I partisë më të madhe të Maqedonisë VMRO-DPMNE-së, parti politike që ka grupin më të madh parlamentar në Kuvend,, e që prej gjimnastikava të përcaktuara të njohura për opinionin për fat të keq është në opozitë, parti që ka numrin më të madh të kryetarëve të komunave dhe asambleistëve, parti politike që e deklasoi LSDM-në në zgjedhjet lokale, e sipas sondazheve do ta deklasoj edhe në zgjedhejt e parakohshme parlamentare”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Mickovski, këtë vit vendi duhet të shkojë në zgjehdje
Mickovski tha se për të patur një qeveri legjitime janë të patjetërsueshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Pres që këtë vit të kemi zgjedhje të parakoshme parlamentare, kjo duhet patjetër që të ndodhe sepse duhet t’i jepet mundësi popullit që të zgjedhe Qeveri politike ashtu sic e do populli. Frika e Qeverisë është që VMRO-DPMNE do të korre fitore të madhe në ato zgjedhje dhe frika tek parnterët e koalcionit është që nuk do të ketë kush ta shantazhoje VMRO-DPMNE-në sepse do të udheheq me politika që luftojnë krimin dhe korrupsionin”, theksoi Mickovski.
Por partit në pushtet LSDM, BDI dhe Alternativa janë shprehur kundër zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.
ERSAN PAJZITI
