Xhaferi uron besimtarët ortodoksë për Krishtëlindjet
07.01.2022 14:58
Kryetari i Kuvendit, Talata Xhaferi....

Kryetari i Kuvendit, Talata Xhaferi ka uruar besimtarët ortodoksë për Krishtëlindjet duke ju uruar paqe, shëndet, qetësi, mirëkuptim të ndërsjellë dhe mençuri.
“Gëzuar Krishtlindjet besimtarëve ortodoksë!
Festat janë ditë të veçanta që kanë fuqinë e bashkimit, solidarizimit, ndarjes së përbashkët.
Le t’ju sjellin ditët festive shëndet, paqe, qetësi, mirëkuptim të ndërsjellë dhe mençuri” - ka shkruar Xhaferi.
Ndryshe, 6 dhe 7 janari janë ditë feste në Maqedoni për nder të festave të besimtarëve ortodoks.
