Maqedoni

PCR testi për detektimin e kovid 19, pritet gjatë kohë për termine shtetërore

07.01.2022 15:45

Në periudhën kur lloji omicron i virusit korona po merr hov të madh në vend...

Në periudhën kur lloji omicron i virusit korona po merr hov të madh në vend, për shkak të festës së krishtëlindjeve punktet e vaksinimit janë të mbyllura. Paoshtu qytetarët ankohen se nuk ka termine për testime në laboratore shtetërore dhe buxheti i tyre nuk lejon që e tërë familja të testohet në laboratore private, sidomos kur e kanë kohën e kufizuar për udhëtime jashtë vendit. 
 
“Pagesat shteërore janë shumë më lire por me shumicë testohemi privat , kam paguar për fëminë 1000 denarë për per të rriturit 1900 denarë . Për neve kosto e lartë  është normal  për gurbetçar e lere më për njerëzit që jetojnë këtu , është një e treta e rrogës se rrogat janë këtu 200 apo 250 euro”, u shpreh qytetari. 
 
“Me javë presim shum duhet të presim , njeriu është I sëmurë dhe nuk mund të prit aq kohë. Çmimet janë shumë të  shtrenjta për nje pensioner që nuk ka të ardhura janë shumë 1950 denarë”, theksoi qytetari. 
 
“Në laborator shtetërore pritet tre ditë,  ka pasur raste që kanë pritur edhe një javë. Këtu është me pagesë është shtrenjtë por kur kemi nevojë patjetër duhet ti marrim”, u shpreh qytetari.
 
“Të gjithë mbyllu janë sot nuk punojnë. Nuk jam nga këtu jam nga Zvicra dhe mu desht sot ta bëjë testimin”, theksoi qytetari.
 
ISHP kemi reagensë me numër të caktuar 
 
Nga instituti i shëndetit publik thonë se janë rriturr dukshëm rastet me kovid 19, por ky institut ka reagensë me numër të  caktuar  për testime.
 
“Grumbullimi I masave dhe mosrespektimi I rekomandimeve dhe masave për mbrojtje nga kovid 19 vaksinimi I ulët I disa kategorive të shoqërisë . Sa I takon testimeve për kovid 19 në Instituitinpër shëndet publik ka reegensa me numër të caktuar dhe nuk ka problem për udhëzimet  etë gjitha institucioneve shtetërore deri te ISHP ja”, u shpreh drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti. 
 
Sipas informacioneve të Ministrisë së shëndetësisë gjatë ditës së djeshme vetëm 25 përqind e testeve PCR janë realizuar në institucionet shëndetësore private.
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI