Covid 19, mbi 1000 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore

07.01.2022 16:17

Sikurse edhe në mbarë botën edhe në vend, Omikron....

Sikurse edhe në mbarë botën edhe në vend, Omikron dhe viruset sezonale janë bërë dominante në çdo shtëpi shëndeti. Shërmibet kujdestare mjeksore theksojnë se ditëve të fundit dukshëm është rritur numri i qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë mjeksore si pasojë e virozeve por edhe si pasoje e pushimeve gjatë festave.

Në 7 pikat kujdestare të shërbimit mjeksorë në 24 orët e fundit janë paraqitur mbi 1000 qytetarë që kanë kërkuar ndihmë mjeksore. Simptomat më të shpeshtë për të cilat ankohen janë temperaturë e lartë dhe dhembje fyti.

“Numri i personave që u drejtohen pikës së shërbimit kujdestar mjeksorë gjithashtu është rritur dhe më së shpeshti bëhet fjalë për virus. Ne me siguri nuk mund të konstatojmë nëse bëhet fjalë për Kovid 19 apo viruse të tjera që tani janë aktuale si çdo vit tjetër. Numri i peronave që paraqiten në këto shërbime është paksa më i madh se zakonisht. Gjatë 24 orëve ka 150 deri më 160 persona që drejtohen këtyre shërbimeve, ndërsa nga ana tjetër ne na drejtohen edhe gjithë të tjerët që kanë çfarëdo lloj problemi shëndetësorë. Ankohen në dhimbje fyti, temperaturë të lartë që janë shenja të virusit. Nëse është Kovid apo jo, mund të vërtetohet vetëm me PCR test” – thonë nga shërbimi kujdestar mjekësor.

Mjekët rekomandojnë që të vizitohet mjeku vetëm nëse bëhet fjalë për temperaturë të lartë dhe simptoma të tjera në të kundërtën më mirë është të evitohen grumbullimet në shtëpitë e shëndetit.Autoritetet shëndetësore edhe më tej si rrugdalje të vetme nga pandemia e shohin vaksinimin e qytetarëve.

Varianti i ri i Virusit Korona, ka rritur dukshëm edhe numrin e rasteve aktive në vend duke tejkaluar mbi 1000 raste në ditë. Numër më të madh të të infekutarve ka në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)