Zhvillimet në PD, përkrahësit e Berishës nuk lejohen të hyjnë në seli

07.01.2022 16:35

Për të tretën ditë me rradhë....

Për të tretën ditë me rradhë, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, kanë shkuar te selinë e Partisë Demokrtike, por dyert i kanë gjetur të kyçura.

Edhe nga forumi i gruas nga dega e Tiranës kanë dashur të futen në seli, por kanë hasur në dyer të mbyllura.

Derisa ish-kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryedemokratin, Lulzim Basha, se e ka shndërruar selinë e PD-së në shpellë të grupeve terroriste, për nesër përkrahësit e Berishës kanë thirrur një protestë para selisë, që synon largimin e Lulzim Bashës nga zyra e kryetarit pasi ai nga ky grup llogaritet i shkarkuar.