Bardhi: Berisha po nxitë gjakderdhje

07.01.2022 16:54

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi...

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili i takon krahut të Lulzim Bashës, ka mohuar zërat për blindimin e dyerve të PD-së.

Bardhi tha se dita e nesërme do të jetë një ditë normale pune në selinë e partisë dhe se i kanë marrë të gjitha masat në rast se do të ketë situata përplasjesh.

Bardhi tha se, Sali Berisha ka gati skenare dhune, madje sipas tij ai ka bërë thirrje për gjakderdhje, por kjo gjë nuk do të lejohet.

Ai tha se PD nuk e ka kërkuar dhe as do ta kërkojë ndihmën e forcave të policisë.