Bashkëpunimi Japoni-Australi, Kina e shqetësuar ngre alarmin

07.01.2022 17:21

Sjellja e qeverisë kineze në zonën e Indo-Paqësorit.....

Sjellja e qeverisë kineze në zonën e Indo-Paqësorit po shqetëson Japoninë dhe Australinë.

Krerët e qeverive të dy vendeve, Fumio Kishida dhe Scott Morrison, nënshkruan një marrëveshje për të lehtësuar manovrat e përbashkëta ushtarake. dokumenti përfshin dislokimin më të shpejtë të personelit ushtarak dhe lehtësimin e kufizimeve në transportin e armëve dhe pajisjeve për ushtrime dhe operacione në rast të fatkeqësive natyrore.

Kina ka kritikuar këtë marrëveshje midis Japonisë dhe Australisë.

Zëdhënësi i Zyrës së Jashtme Wang Wenbin njoftoi se bashkëpunimi midis shteteve duhet të forcojë besimin dhe mirëkuptimin me vendet e tjera në rajon, të ruajë paqen dhe stabilitetin, “në vend që të jtë kundër një palë të tretë ose të minojë interesat e saj”.

“Shpresojmë që Paqësori të jetë një oqean paqeje dhe jo një vend ku bëhen valë.”