Botë

Rasti i dytë i një sulmi me makinë ndaj një grupi kalimtarësh në Francë

23.12.2014 10:19

Së paku dhjetë vetë janë lënduar kur një shofer me makinën e vet ka depërtuar në një treg të Krishtlindjeve në qytetin perëndimor francez, Nant...

Një burim i afërt me hetimet tha se shoferi kishte tentuar të bënte vetëvrasje me thikë dhe a marrë një goditje. 
 
Ky incident, mbrëmë vonë, u bë vetëm një ditë pasi një shofer tjetër, duke brohoritur "Zoti është i madh" në gjuhën arabe, i goditi këmbësorët në qytetin tjetër francez, Dizhon. Me këtë rast u plagosën 13 vetë.
 
Prokurori tha se sulmuesi, që ishte arrestuar, kishte histori të gjatë të sëmundjes psiqike.
 
Më 20 dhjetor, një person, po ashtu, duke brohoritur "Zoti është i madh" i ka goditur me thikë tre policë në qytetin qendror francez, Turs, para se të qëllohej për vdekje.
 
Dje, presidenti i Francës, Fransoa Oland  ka bërë thirrje për vigjilencë pas këtyre sulmeve dhe ka kërkuar nga opinioni që të mos përhapet panik./mia