Kosovë, regjistrohen 144 të infektuar asnjë i vdekur
07.01.2022 18:58
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë....

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 144 raste të reja me kovid 19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë i vdekur.
Rastet e reja janë konstatuar pas testimit të 3.908 mostrave. Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 19 pacientë, ndërkaq raste aktive me virusin korona në Kosovë janë 997 persona.
Sa i përket vaksinimit, autoritetet shëndetësore kanë administruar edhe 4.010 doza të vaksinës kundër virusit korona.
Që nga fillimi i imunizimit, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 788.240kosovarë.
