Qeveria, ndërprerja e ngrohjes në ditë dimri nuk arsyetohet
Qeveria u bën thirrje kompanive kompetente.....

Qeveria u bën thirrje kompanive kompetente, autoriteteve të kryeqytetit dhe autoriteteve lokale që urgjentisht të veprojnë sipas kompetencave të tyre dhe të sigurojnë energji për ngrohje në shtëpitë e qytetarëve të Qytetit të Shkupit.
Nga Qeveria thonë se janë në ndihmë të qytetarëve, komunave dhe Qytetit të Shkupit, por, kur janë në pyetje obligimet financiare ndaj dhënësve të shërbimeve publike, fillimisht thirren organet kompetente lokale.
Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë javës së ardhshme do të shqyrtohen mundësi për ndihmë plotësuese, ndërkaq thuhet se ndërprerja e ngrohjes në dëm të qytetarëve dhe amvisërive në kushte të dimrit nuk mund të arsyetohet dhe është e papranueshme.
Ndryshe, qytetarët e Lagjjes Shkup-Veri dhe Fushë Tophanë, këture ditëve janë përballur me ndërprerjen e ngrohjes qendrore, apo me ngrohja shumë e dobët.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup nga ky muaj është rritur për 14 për qind.
