Botë
Protestuesit thyejnë dyert e drurit, të përgatitur me mjetet për të hapur ato të hekurit
08.01.2022 12:31
Një grup protestuesit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë nisur shqyerjen e dyerve të selisë së PD-së....

Një grup protestuesit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë nisur shqyerjen e dyerve të selisë së PD-së.
Ata kanë mundur të heqin derën dytësore të drurin, por pas saj ndodhet struktura e hekurit e cila është më e vështirë për tu shembur.
Ndërkohë demokratët shihen edhe me mekanizma të ndryshëm si leva dhe krik metalik për të hapur derën e hekurit.
Në sfond ndërkohë dëgjohen edhe thirrje e sharje të shumta ndaj demokratëve brenda dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
Megjithatë Basha ka thënë se janë gati për çdo gjë, ndërsa masa ka marrë edhe Kryeministria, duke ‘blinduar’ derën kryesore ashtu si kurse është bërë në çdo protestë të së shkuarës.
Basha ka thënë se ditën e sotme ai do të vijojë si normalisht punën e tij dhe se e vetmja betejë për të është ajo kundër ‘regjimit të Ramës’.
“Lufta” Berisha-Basha shpërtheu në 9 shtator 2021, kur Lulzim Basha, me kërkesë të SHBA, pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, për shkak se ishte shpallur non grata nga DASH për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë.
