Botë

Edhe një polic i bardhë në SHBA nuk do të akuzohet për vrasje

23.12.2014 10:45

Edhe një polic i bardhë në SHBA nuk do të akuzohet për vrasjen e afroamerikanit, kumtoi prokuroria amerikane, transmeton Tanjug...

Ish-polici në Milluoki, Kristofer Manej hapi zjarr ndaj Dontar Hamilton në muajin prill të vitit të kaluar me ç'rast dhe e vrau, ndërsa sipas vendimit të prokurorisë, polici ka vepruar në mënyrë të drejtë.
 
Manej është polici i tretë i bardhë i cili shmangi ngritjen e akuzës në periudhën e fundit, pas rasteve në Ferguson dhe Nju-Jork, të cilat sollën deri në një valë të protestave në mbarë SHBA-në.
 
Familja e Hamilton, pas tetë muajve pritje të vendimit shfaqi dëshpërim dhe zemërim.
 
Manej e vrau Hamilton (31), i cili vuante nga skizofrenia, pasi ka ardhur deri në llogaritje gjatë tentimit të Manej për ta kontrolluar. Hamilton në një park në qendër të Miluokit. Hamilton arriti t'ia marr shkopin e gomës Manejit dhe filloi ta godasë në pjesën e qafës dhe pastaj polici ndaj tij gjuajti 14 plumba.
 
Manej është suspenduar në muajin tetor, sepse edhe pse sipas prokurorisë ka vepruar në mënyrë të drejtë dhe e ka identifikuar Hamiltonin si të sëmurë mental, e ka injoruar politikën policore dhe veproi ndaj tij si kriminel, duke e kontrolluar.
 
Vdekja e Hamiltonit iu parapriu vrasjeve të adoleshentit me ngjyrë Majkëll Braun në Ferguson dhe të Erik Garner, i cili ilegalisht ka shitur cigare në Nju-Jork, por nuk shkaktoi vëmendje aq të madhe në opinion, si dy rastet e fundit./mia