Botë

Blinken: Është shumë e vështirë që forcat ruse të largohen nga Kazakistani

08.01.2022 15:49

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shprehur dyshime nëse ishte e nevojshme që Kazakistani...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shprehur dyshime nëse ishte e nevojshme që Kazakistani të kërkonte vendosjen e forcave ruse në territorin e tij për t'u marrë me trazirat dhe paralajmëroi se do të ishte "shumë e vështirë" për ta që të tërhiqeshin në të ardhmen.
 
"Një mësim nga historia e kohëve të fundit është se kur rusët janë në shtëpinë tuaj, ndonjëherë është shumë e vështirë t'i bëni ata të largohen," tha ai në një konferencë shtypi në Uashington.
 
Në Kazakistan, shteti më i madh në Azinë Qendrore, trazirat shpërthyen të dielën e kaluar, për shkak të rritjes së çmimit të karburantit. 
 
Trazirat u përhapën në qytetet kryesore, veçanërisht në Almaty, kryeqyteti financiar, ku u shndërruan në protesta të dhunshme antiqeveritare. Dhjetëra njerëz u vranë.
 
Rusia ka dërguar trupa për të mbështetur qeverinë me kërkesë të presidentit Qasym-Zhomart Toqaev .
 
“Më duket se autoritetet dhe qeveria e Kazakistanit janë padyshim në gjendje të menaxhojnë siç duhet protestat dhe të rivendosin rendin, duke respektuar të drejtat e protestuesve. Kështu që unë nuk e kuptoj saktësisht pse ata kishin nevojë për ndihmë nga jashtë."
 
Të enjten, Departamenti i Shtetit paralajmëroi forcat ruse që të mos shkelin të drejtat e njeriut ose të tregojnë gatishmëri për të marrë kontrollin e institucioneve të vendit.