Maqedoni
LSDM: Blerja e duhanit me dinamikë të mirë
08.01.2022 16:00
Nga LSDM thonë se blerja e duhanit po shkon me dinamikë të shkëlqyer....

Nga LSDM thonë se blerja e duhanit po shkon me dinamikë të shkëlqyer. Deri më 4 janarë janë blerë 10.522 ton në të gjitha 173 pikat blerëse, me çmim mesatar prej 191 denarë nga totali i sasisë së kontraktuar prej 22.137 tonësh. Kjo do të thotë se është blerë gati gjysma, pra 50 për qind e shumës së rënë dakord.
“Sipas Ligjit për duhan, blerja zgjat deri më 31 mars, që do të thotë se dinamika e blerjes së duhanit është e mirë. Për të shmangur çdo parregullsi dhe përvetësim gjatë blerjes, Inspektorati Shtetëror për Bujqësi që në fillim të blerjes është vazhdimisht në terren, i cili do të jetë i pranishëm deri në përfundimin e blerjes. Në të njëjtën kohë, shfrytëzoj rastin t'i apeloj prodhuesit e duhanit dhe mbarë opinionin publik, që të mos bien pre e lajmeve të rreme të VMRO-DPMNE-së se importi i duhanit kërcënon blerjen e duhanit vendor.”, tha Goce Georgievski nga LSDM.
VMRO-DPMNE: Blerja e duhanit e dobët dhe çmimet janë të ulëta
Por i menjëhershëm ishte reagimi I VMRO – DPMNE –së. Thonë se blerja e duhanit është e dobët dhe çmimet janë të ulëta sepse LSDM lejoi importin.
“Çdo vit kemi gjithnjë e më pak kontrata për blerjen e duhanit. Është rezultat i importit të duhanit të lejuar nga LSDM-ja, i cili uli çmimin e atij vendor, por edhe uli blerjen në tërësi. Nëse vitin e kaluar është rënë dakord për një blerje për të gjithë prodhimin, atëherë nga kanë ardhur 1.5 milionë kilogramë duhan të pablerë? Ku është teprica nëse është rënë dakord? Në vend që të gënjejë dhe të manipulojë qytetarët, le të thotë LSDM-ja sa duhanprodhues kanë mbetur pa kontrata këtë vit, prandaj kanë thirrur komisionin e shkallës së dytë,” thuhet në reagimin e VMRO- DPMNE –së.
