Maqedoni
Rritja e infektimeve me Covid dhe kufizimet, qytetarët vaksinohen gjatë vikendit të festave
08.01.2022 16:13
Rritja e infektimeve me Covid si dhe kufizimet për të udhëtuar jashtë vendit kanë detruar qytetarët të vaksinohen edhe gjatë vikendit të festave....

Rritja e infektimeve me Covid si dhe kufizimet për të udhëtuar jashtë vendit kanë detruar qytetarët të vaksinohen edhe gjatë vikendit të festave. Pamundësia për të udhëtuar jashtë vendit pa një certifikatë të imunizimit të plotë është një arsye më tepërpër të marrë dozën e parë të vaksinës.
“Tani do të marr dozën e parë të vaksinës sepse e shoh se shumë shpejt po përhapet lloji i ri i virusit, por edhe kufizimet sepse ne që nuk jemi të vaksinuar nuk kemi qasje në shumë objekte si në restorante në disa minsitri dhe çdoherë duhet të bejmë pcr test.”, tha një qytetar.
“Edhe pse disa nuk e pranojnë vaksinën dhe nuyk është vaksinuar fare, unë e pranoj sepse e gjitha bota e pranon vaksinës dhe ju them të gjithve të vaksinohen, sepse tjetër zgjidhje un nuk shoh.”, u shpreh një qytetar.
Në pikën e vaksinimit kujdstar në Çair të Shkupit nuk ka pritje të mëdha për tu imunizuar, ku aplikohen doza të Phizerit të gjithë qytetarëve që duan të mbrohen nga sëmundja.
“Vijnë pacient për tu imunizuar disa janë për dozën e parë, disa për dozën e tretë megjithatë mund të vërejm se numër më i madh janë për dozën e tretë. Vijnë të rinj dhe ka prej tyre që studiojnë jashtë vendit dhe ju duhet vaksina për udhëtim, gjithçka varet nga edukimi nga informimi i popullatës për t'u siguruar se cili është përfitimi i vaksinimit.”, u shpreh një mjek.
Lloji I ri I infektimit Omikron edhe pse nuk shkakton komplikime të rënda krahasuar me variantin ende dominanat delta megjithatë paraqet rrezik për shëndetin e njeriut rekomandojnë nga OBSH.
VLORA LATIFI TOPOJANI
